image CNN raporton për tensionet në Veri: Minoriteti serb i është përgjigjur Kosovës me rezistencë

Kosovë

CNN raporton për tensionet në Veri: Minoriteti serb i është përgjigjur Kosovës me rezistencë

news image

Situata e tensionuar në veri të Kosovës ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. CNN raporton në një artikull se “Kosova bën thirrje për ndërhyrje të NATO-s pas fundjavës së dhunës mes tensioneve etnike në rritje”.

“Kryeministri i Kosovës u bëri thirrje trupave paqeruajtëse të NATO-s që të ndërhyjnë pasi protestuesit e pakicës serbe bllokuan rrugët dhe persona të armatosur të panjohur shkëmbyen zjarr me policinë gjatë fundjavës mes tensioneve në rritje në veriun e trazuar të vendit”, shkruan ndër të tjera CNN.

“Në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, të dielën, kryeministri Albin Kurti kërkoi nga Forca e Kosovës (KFOR), një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare e udhëhequr nga NATO, të garantojë “lirinë e lëvizjes”, pasi ai akuzoi “bandat kriminale” për bllokimin e rrugëve.

Një paqe e brishtë është ruajtur në Kosovë që kur shpalli pavarësinë në vitin 2008 pas luftës së viteve 1998-99, në të cilën NATO ndërhyri për të mbrojtur shumicën shqiptare të Kosovës. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Në javët e fundit, minoriteti serb në Kosovën veriore i janë përgjigjur me rezistencë të dhunshme lëvizjeve të Prishtinës që ata i shohin si antiserbe.

Të shtunën, protestuesit serbë bllokuan rrugët kryesore pas arrestimit të një ish-polici serb. Policia e Kosovës me armë zjarri në disa lokacione dhe u kundërpërgjigj në vetëmbrojtje.

Ndërkohë, një granatë është hedhur në veturën e EULEX-it, misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë. Nuk ka pasur të lënduar”, thuhet në artikullin e CNN.

Pas tensionimit të situatës BE, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kërkuan përmbajtje nga të dyja palët dhe kërkuan heqjen e barrikadave.

/GazetaSinjali/