Sot pritet që të takohen delegacioni ukrainas dhe ai rus.
Tashmë, zyrtarët ukrainas janë duke udhëtuar për në Bjellorusi, pasi që takimi do të mbahet afër kufirit me Poloninë.
Mykhailo Podoliak, këshilltar i Shefit të Zyrës së presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka publikuar një fotografi nga helikopteri, duke njoftuar se janë nisur drejt vendit ku do të takohen me pushtuesit.
“Rrugës për negociata me Federatën Ruse. Tashmë në helikopterë”, shkroi Podoliak.
On our way to negotiations with the Russian Federation. Already in helicopters… pic.twitter.com/CMflDZ3NDk
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 3, 2022