Boksieri ukrainas Vasiliy Lomachenko ka triumfuar me vendim unanim të gjyqtarëve kundër Jamaine Ortiz, pas kthimit të tij, nga shërbimi ushtarak në Ukrainë.
Ish-kampioni i unifikuar i botës në peshën e lehtë iu bashkua luftës në vendin e tij, pasi u pushtua nga Rusia.
Ai mundi amerikanin me votat e gjyqtarëve 115-113, 116-112 dhe 117-111 në Madison Square Garden në Nju Jork.
Lomachenko, 34 vjeç, tani do të synojë një përballje me kampionin e padiskutueshëm të peshave të lehta, Devin Haney.
Vasiliy Lomachenko vs. Jamaine Ortiz | FIGHT HIGHLIGHTS ???????? #LomaOrtiz pic.twitter.com/nqUnqFdI27
— Ring Of Highlights (@ringofhighlight) October 30, 2022