Duke mohuar çdo akuzë për spiunazh, shtetasi ukrainas Fedir Alpatov, i është drejtuar Gjykatës së Apelit Durrës me kërkesë për të lënë qelinë. Ai pretendon se nuk ka lidhje me asnjë agjenci sekrete ruse dhe se në Shqipëri ka ardhur për pushime.
Në kërkesën e drejtuar apelit, Alpatov i kërkon që të hiqet edhe masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit, me qëllim që të mos humbasë studimet, duke siguruar që do të jetë i gatshëm për drejtësinë shqiptare sa herë do të duhet.
Ende nuk ka një datë për shqyrtimin e ankimit, ndërkohë dy shtetasit e tjerë, Svetlana Timofeeva dhe Mikhail Zorin, të dy shtetas rusë, ende nuk është regjistruar ankim. Ata u mbrojtën nga avokat të shtetit dhe babai i Zorin i tha Tv Klanit, në një komunikim zyrtar, se po përpiqet t’i gjejë avokat privat djalit të tij.
Nga ana tjetër, për rusen Timefeeva është lëshuar një tjetër masë arresti në Rusi për të njëjtën akuzë.
Prokuroria e Elbasanit i akuzon tre shtetasit e huaj se kanë ardhur në Shqipëri me mision të ngarkuar nga agjencitë sekrete ruse për të fotografuar uzinat ushtarake dhe infrastrukturën kritike të vendit.