image UP: Nuk ka provime në prill, në qershor mund të mbahen online

Kosovë

Arsim/ UP: Nuk ka provime në prill, në qershor mund të mbahen online

news image

Drejtuesit e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” përmes një komunikate rikujtuan studentët se provimet e afatit të jashtëzakonshëm të prillit nuk janë të realizueshme në këtë fazë.

Po ashtu, Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se kanë filluar përgatitjet për të gjetur format më të përshtatshme për të bërë të mundur realizimin e provimeve virtualisht, në rast se situata do të vazhdojë të jetë e tillë edhe në muajin qershor, kur zhvillohet afati i provimeve të rregullta, të përcaktuara sipas Statutit të UP-së.

Lidhur me këtë, Universiteti i Prishtinës thotë së do të konsultojë dhe do të marrë vendime në kuadër të organeve kompetente dhe më pas do të publikojë njoftim zyrtar për vendimet e marra. Deri atëherë, thuhet se të gjitha pretendimet e tjera mbesin opinione personale ose diskutime të brendshme.

Drejtuesit e këtij universiteti garantojnë që të gjitha vendimet e marra, do të bazohen në parimin e së mirës në favor të studentëve dhe stafit të tij, si dhe në përputhje me vlerat themelore të arsimit të lartë dhe kornizës ligjore në fuqi./Gazeta Sinjali/