Ushtria e Ukrainës sapo ka dhënë përditësimin e saj të fundit mbi pushtimin rus, duke thënë se “armiku po vazhdon një operacion sulmues, por ritmi i avancimit të trupave të tij është ngadalësuar ndjeshëm”.
Në ditën e 13-të të sulmit rus, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se trupat ukrainase po vazhdojnë të mbroheshin në sektorët jugor, lindor dhe verior. Kryeqyteti Kiev si dhe qyteti verior i Chernihiv janë ende në duart e Ukrainës.
Po ashtu thuhet se mbrojtja ajrore e vendit po zmbrapste me sukses sulmet raketore dhe ajrore.
“Okupatorët janë të demoralizuar dhe po përdorin gjithnjë e më shumë grabitje dhe shkelje të rregullave të së drejtës ndërkombëtare humanitare për konfliktin ushtarak.”
Ushtria ukrainase pohoi gjithashtu se Rusia tani po i drejtohej luftës psikologjike, duke thënë se grupet e forcave ruse u krijuan për të “kryer punë propagandistike” në territoret e pushtuara për të ndikuar në banorët vendas.