image Ukraina u kërkon nënave ruse të shkojnë t’i marrin ushtarët e kapur

Botë

Ukraina u kërkon nënave ruse të shkojnë t’i marrin ushtarët e kapur

news image

Ukraina i ftojë të mërkurën të gjitha nënat e trupave ruse, që janë kapur në fushëbetejë, të vijnë dhe t’i marrin. Ky njoftim duket se është një përpjekje për të turpëruar Moskën.

“Është marrë vendimi për të dorëzuar trupat ruse te nënat e tyre, nëse ato vijnë për t’i marrë ata në Ukrainë, në Kiev”, tha Ministria ukrainase e Mbrojtjes përmes një deklarate.

Ukraina pretendon se ka kapur dhjetëra ushtarë rusë dhe videot e incizuara me telefon po qarkullojnë në internet, ku shihen ushtarët e rinj rusë, të çarmatosur.

Kievi ka tentuar që të minojë mbështetjen publike për pushimin rus, duke hapur një linjë telefonike për prindërit rusë, të cilët po tentojnë të njoftohen për fatin e fëmijëve të tyre, të cilët janë dërguar në luftë në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar numra telefoni dhe një adresë telefonike ku prindërit e trupave të kapura ruse mund të informohen.

“Ju do të mirëpriteni dhe do të dërgoheni në Kiev, ku djali do t’iu kthehet”, tha Ministria ukrainase e Mbrojtjes.

/GazetaSinjali/