Rusia duket se ka filluar ofensivën e re të planifikuar në lindje të Ukrainës, tha sot zyrtari më i lartë i sigurisë në Ukrainë.
“Këtë mëngjes, përgjatë pothuajse të gjithë vijës së frontit të rajoneve Donetsk, Luhansk dhe Kharkiv, pushtuesit u përpoqën të thyejnë mbrojtjen tonë”, tha Sekretari i Këshillit të Sigurisë Oleksiy Danilov gjatë disa komenteve televizive, shkruan Reuters.
“Ata filluan përpjekjen e tyre për të nisur fazën aktive këtë mëngjes”, deklaroi ai.