image Ukraina thotë se Rusia ia shkatërroi dhjetë spitale

Botë

Ukraina thotë se Rusia ia shkatërroi dhjetë spitale

news image

Ministri ukrainas i Shëndetësisë, Viktor Lyashko, ka thënë se dhjetë spitale janë shkatërruar plotësisht që kur Rusia e ka filluar luftën në Ukrainë.

Ai ka theksuar se dje ishin shkatërruar nëntë spitale dhe një sot.

Lyashko ka thënë se spitalet tjera nuk mund të furnizohen me ilaçe për shkak të luftimeve aty pranë, shkruan Skynews.

Duke folur në televizionin kombëtar, Lyashko ka thënë se testet për COVID-19 janë duke u bërë vetëm në qytetet ku nuk ka luftime.

/GazetaSinjali/