image Ukraina thotë se ka vrarë gjeneralin e katërt rus

Botë

Ukraina thotë se ka vrarë gjeneralin e katërt rus

news image

Këshilltari në Ministrinë e Brendshme të Kievit, Anton Gerashchenko, ka deklaruar se kanë vrarë edhe një gjeneral tjetër rus, të katërtin me radhë.

Gerashchenko pohoi në Telegram se forcat ukrainase vranë gjeneralmajorin rus, Oleg Mityaev, gjatë luftimeve intensive në periferi të qytetit juglindor të Mariupol, raporton BBC – transmeton Gazeta Sinjali.

Gerashchenko shkroi se Mityaev ishte komandanti i divizionit të pushkëve të motorizuara 150 dhe postoi një foto ku sipas tij është gjenerali i vdekur.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, raportoi gjithashtu vdekjen e një gjenerali tjetër rus gjatë fjalimit të tij të natës nga Kievi, por nuk e përmendi emrin e tij.

Rusia besohet të ketë rreth 20 gjeneralmajorë në Ukrainë që udhëheqin pushtimin.

/GazetaSinjali/