Lufta në Ukrainë ka vrarë 136 fëmijë deri më tani, tha të shtunën zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës në një mesazh në aplikacionin Telegram.
Ai ka shtuar se numri i fëmijëve të plagosur ishte 199.
Ndërkohë, që Rusia thotë se faza e parë e luftës ka përfunduar dhe tani ushtria ruse do të fokusohet në “çlirimin e plotë” të rajonit ukrainas të Donbasit, që gjendet në lindje
Zyrtarët ukrainas besojnë se 300 persona kanë vdekur në sulmin ndaj teatrit në Mariupol më 16 mars. Ndërtesa e këtij teatri përdorej si strehimore nga banorët
Ndërkaq, presidenti amerikan, Joe Biden, po qëndron në Poloni. Ai u takua me disa ushtarë amerikanë në një bazë ushtarake jo fort larg kufirit me Ukrainën.