image Ukraina, shtetasve të vet: Largohuni menjëherë nga Rusia

Botë

Ukraina, shtetasve të vet: Largohuni menjëherë nga Rusia

news image

Ukraina u ka thënë qytetarëve të vet që të mos vizitojnë Rusinë, derisa çdo ukrainas që ndodhet atje u paralajmëruan që të largohen menjëherë.

“Ministria e Jashtme rekomandon që qytetarët e Ukrainës të mos udhëtojnë në Federatën Ruse dhe ata që ndodhen në këtë vend të largohen menjëherë nga territori i saj”, thuhet në një deklaratë, raporton BBC.

Ky veprim mund të prekë disa milionë shtetas ukrainas, të cilët thuhet se jetojnë në Rusi.

/GazetaSinjali/