image Ukraina shkatërron 14 dronë të Iranit, të lëshuar nga Rusia

Botë

Ukraina shkatërron 14 dronë të Iranit, të lëshuar nga Rusia

news image

Forcat e mbrojtjes ukrainase shkatërruan 14 nga 17 dronët Shahed të prodhuar nga Irani të lëshuar nga Rusia gjatë natës, tha ushtria e Ukrainës të martën, me 13 dronë të shkatërruar mbi rajonin Odesa në jugperëndim të vendit.

“Në total, u regjistruan deri në 17 lëshime të sulmeve të UAV (mjete ajrore pa pilot), me sa duket nga zona e bregdetit lindor të Detit Azov”, tha komanda në një deklaratë në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Komanda ushtarake jugore e Ukrainës tha se një dron goditi një ndërmarrje në rajonin e Odesës, duke shkaktuar një zjarr, i cili u eliminua në mëngjes.

“Sipas informacioneve paraprake, nuk ka pasur humbje njerëzore”, tha komanda në një deklaratë.

/GazetaSinjali/