Zëvendësministrja e Mbrojtjes në Ukrainë, Hanna Malyar, ka diskutuar të dielën për humbjet që ka thënë se i janë shkaktuar Rusisë deri më tani.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se shifrat e tri ditëve të para janë preliminare dhe mund të ndryshojnë.
Sipas saj, 4,300 rusë kanë humbur jetën dhe një mori pajisjesh janë shkatërruar, raporton REL.