image Ukraina planifikon bisedime me Rusinë këtë fundjavë

Botë

Ukraina planifikon bisedime me Rusinë këtë fundjavë

news image

Ukraina planifikon të mbajë një rund të tretë bisedimesh këtë fundjavë me zyrtarët rusë në përpjekje për t’i dhënë fund luftimeve të shkaktuara nga sulmet e i Moskës, tha të premten një nga negociatorët e Kievit.

“Takimi i tretë mund të zhvillohet nesër ose pasnesër, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm,” tha këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, në ditën e tetë të luftës

Kievi dhe Moska janë pajtuar të enjten, 3 mars, për të krijuar korridore që mundësojnë largimin e civilëve nga zonat e luftës në Ukrainë.

Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak, ka konfirmuar përfundimin e rundit të dytë të negociatave me palën ruse në Bjellorusi.

“Fatkeqësisht Ukraina nuk ka ende rezultatet që i duhen. Ka vetëm vendime për organizimin e korridoreve humanitare”./rel

/GazetaSinjali/