image Ukraina e përgënjeshtron Rusinë për përparim në negociata

Botë

Ukraina e përgënjeshtron Rusinë për përparim në negociata

news image

Negociatori ukrainas, Mykhailo Podolyak e ka përgënjeshtruar Rusinë në lidhje me “përparimin në negociata”.

Podolyak në Twitter tha se qëndrimet e shtetit që ai përfaqëson karshi Rusisë nuk kanë ndryshuar.

Negociatori rus, Vladimir Medinsky sot tha se Moska dhe Kievi janë “në gjysmë të rrugës” për të rënë dakord për çështjen e çmilitarizimit të Ukrainës dhe pikëpamjet e tyre janë më të lidhura me neutralitetin e Ukrainës dhe heqjen dorë nga bashkimi me NATO-n

“Armëpushimi, tërheqja e trupave dhe garancitë e forta të sigurisë me formula konkrete mbeten kërkesat tona”, shkroi Podolyak në Twitter.

/GazetaSinjali/