image Ukraina ngre alarmin: Rusët po përgatiten për sulme të reja në zonën e Donbasit, të evakuohen civilët

Botë

Ukraina ngre alarmin: Rusët po përgatiten për sulme të reja në zonën e Donbasit, të evakuohen civilët

news image

Autoritetet në rajonin lindor të Ukrainës të Luhansk shpresojnë të evakuojnë civilët përmes pesë “korridoreve humanitare” të mërkurën duke u kërkuar banorëve të evakuohen, sipas The Guardian.

Ukraina ka thënë se trupat ruse po rigrupohen dhe po përgatiten për një ofensivë të re në zonën e Donbasit, që përfshin Luhansk.

“Ne do të përpiqemi të evakuojmë të gjithë civilët, nëse rusët na lejojnë. Sepse, siç mund ta shihni, ata nuk i kanë respektuar gjithmonë armëpushimet”, tha guvernatori i rajonit të Luhansk, Serhiy Gaidai.

“I bëj thirrje çdo banori të rajonit të Luhanskut, të largohen me autobusë ose trena, shfrytëzojeni këtë mundësi. ”

Gaidai tha se linjat hekurudhore në rajonin Donetsk të Donbasit ishin dëmtuar dhe u deshën disa orë për t’u riparuar.

“Kjo është një tjetër kambanë alarmi,” tha ai.

/GazetaSinjali/