image Zelensky: Situata në Donbas jashtëzakonisht e vështirë

Botë

Zelensky: Situata në Donbas jashtëzakonisht e vështirë

news image

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në fjalimin e tij të mbrëmjes së të shtunës se “situata në Donbas është jashtëzakonisht e vështirë”, pasi ushtria ruse ka përshkallëzuar sulmet në Slovyansk dhe Severodonetsk gjatë ditëve të fundit.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës po e pengojnë këtë ofensivë. Çdo ditë që mbrojtësit tanë heqin dorë nga këto plane sulmuese të Rusisë, duke i prishur ato, është një kontribut konkret në afrimin e ditës kryesore”, tha Zelensky, raporton CNN.

“Asnjë sulm rus; as me raketa në rajonin Rivne, as me artileri në rajonin e Kharkiv apo Sumy, as nga të gjitha armët e mundshme në Donbas, nuk do t’i japin Rusisë ndonjë rezultat”, shtoi ai.

/GazetaSinjali/