image Putin përmend prapë Kosovën

Kosovë

Putin përmend prapë Kosovën

news image

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar sot se Rusia ka të drejtë të njohë si të pavarura republikat e vetëshpallura në Donbas të Ukrainës.

“Kur Kosova e shpalli pavarësinë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, nën presion të shteteve të perëndimit, vendosi që nën Kartën e OKB-së, kur shteti shpall pavarësinë, nuk është e domosdoshme të kërkojë leje nga qeveria qendrore. Precedenti u vu”, ka thënë Putin.

RTV raporton se presidenti rus ka thënë se kjo nënkupton që dy republikat në Donbas, Luhansku dhe Donetsku, s’kanë nevojë ta pyesin Kievin për leje. Këto dy republika shpallën pavarësinë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

“Ato shpallën pavarësinë. A kemi të drejtë t’i njohim? Sigurisht që po”, ka thënë Putin në “Forumin Ekonomik Ndërkombëtar”.

/GazetaSinjali/