image Zelensky: Nuk do të japim asnjë centimetër të tokës sonë

Botë

Zelensky: Nuk do të japim asnjë centimetër të tokës sonë

news image

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat e tij nuk do të dorëzohen dhe nuk do të japin asnjë centimetër në betejat për rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, ndërsa zyrtarët e instaluar nga Rusia thanë se forcat ukrainase po lëviznin në një qytet jugor me tanke.

“Aktiviteti i pushtuesve mbetet në një nivel jashtëzakonisht të lartë – dhjetëra sulme çdo ditë”, tha Zelensky, shkruan Aljazeera.

“Ata po pësojnë humbje jashtëzakonisht të larta. Por urdhri mbetet i njëjtë – për të avancuar në kufirin administrativ të rajonit Donetsk. Ne nuk do të japim asnjë centimetër të tokës sonë”, tha ai.

/GazetaSinjali/