Rusia ka pretenduar se 20 civilë u vranë dhe 28 u plagosën pasi një raketë ukrainase me një ngarkesë grumbulluese, shpërtheu në qytetin e kontrolluar nga separatistët Donetsk, në Ukrainën lindore.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk ka ofruar asnjë provë dhe Ukraina ka mohuar fillimin e një sulmi.
“Është padyshim një raketë ruse ose një municion tjetër, nuk ka kuptim të flasim për të”, tha zëdhënësi ushtarak ukrainas Leonid Matyukhin në një konferencë televizive, raportojnë mediat e huaja.
Separatistët pro rusë që kontrollojnë një pjesë të rajonit të Donetskut të Ukrainës thanë më herët se një fëmijë ishte në mesin e të goditurve në sulmin e supozuar dhe ata akuzuan Kievin për kryerjen e një krimi lufte.