image Ukraina me ligj për kufizimin e shpërndarjes së informacioneve për ushtrinë

Botë

Ukraina me ligj për kufizimin e shpërndarjes së informacioneve për ushtrinë

news image

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar ligjin që kufizon shpërndarjen e informacioneve lidhur me ushtrinë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, që aktualisht është në fuqi. Kushdo që e shkel këtë ligj mund të dënohet deri me 12 vjet burgim.

Sipas dokumentit, ndalohet incizimi i lëvizjeve të personelit ushtarak, vendeve të granatimeve, emrat e rrugëve, ndalesat rrugore, dyqanet dhe fabrikat e tjera civile dhe ushtarake, raporton REL.

Ligji, që është nënshkruar nga presidenti Zelensky gjatë fundjavës, po ashtu ndalon publikimin e të dhënave lidhur me lëvizjen e ndihmës ushtarake nga shtetet e huaja.

Ky ligj nuk vlen për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm.

/GazetaSinjali/