image I përgjakur dhe me pranga në duar - Publikohen pamje të britanikut që u kap nga rusët

Botë

I përgjakur dhe me pranga në duar – Publikohen pamje të britanikut që u kap nga rusët

news image

Britaniku, Aiden Aslin, i cili u kap nga forcat ruse teksa luftonte për Ukrainën, u fotografua në robëri dhe fotografia e tij u shpërnda nga një llogari pro-ruse në Telegram.

Në fotografinë e shfaqur në Twitter, Aslin shihet me prerje në fytyrë dhe pranga në kyçet e dorës.

“Besoj se është ai në foto. Ne vetëm duam që ai të trajtohet në përputhje me Konventat e Gjenevës”, tha nëna e tij Ang Wood për BBC.

Aiden nga Newark në Nottinghamshire, i cili shërbeu në Brigadën e 39-të të Marinsave ukrainas dhe më parë kishte luftuar ISIS-in në Siri, tha se nuk u kishte mbetur asnjë alternativë tjetër.

Përkatësisht, 27-vjeçari lufton për marinsat e Ukrainës që nga viti 2018.

/GazetaSinjali/