image Ukraina Lindore mbetet fokusi i sulmit rus

Botë

Ukraina Lindore mbetet fokusi i sulmit rus

news image

BBC raporton se fokusi i ofensivës së Rusisë ka qenë në anën lindore të Ukrainës në javët e fundit, me forcat ruse që arritën të sigurojnë rreth një të pestën e vendit.

Në qytetin lindor të Slovyansk në zonën e Donetsk, situata është e tensionuar mes raporteve se Rusia mund të jetë duke përgatitur një sulm ndaj qytetit, sipas kreut të administratës ushtarake të qytetit Vadym Lyakh:

“Situata është e tensionuar sepse qyteti është granatuar tre herë gjatë kësaj jave. Kemi pasur tre të vrarë, një numër të plagosur. Edhe infrastruktura e qytetit është duke u granatuar. Aktualisht nuk kemi ujë. Nuk kishim rrymë, por kjo ka qenë rregulluar tani”.

“Ne vazhdimisht po u bëjmë thirrje banorëve të qytetit që të evakuohen – për fat, ky proces tani ka rritur shpejtësinë. Dy herë më shumë njerëz tani po largohen në krahasim me një javë më parë, por ende shumë njerëz mbeten në qytet – rreth 30% e totalit popullatë.”

Ai vlerëson se rreth 25,000 civilë ndodhen aktualisht në qytet.

/GazetaSinjali/