image Ukraina lajmëron mundësinë e një marrëveshje paqeje brenda 10 ditësh

Botë

Ukraina lajmëron mundësinë e një marrëveshje paqeje brenda 10 ditësh

news image

Kreu i delegacionit ukrainas, Mykhailo Podolyak, ka dhënë sinjale pozitive nga bisedimet me palën ruse për arritjen e marrëveshjes për paqe.

Podolyak ka thënë se mund të jenë të nevojshme edhe pak ditë, maksimumi 10, për arritjen e një marrëveshjeje për pikat që dy delegacionet kanë pasur qëndrimet e kundërta.

Ai ka thënë se nënshkrimi i një marrëveshje paqeje do t’i japë fund fazës akute të konfliktit dhe do të lejojë ukrainasit të nderojë të gjithë ata që janë vrarë dhe të fillojë me rindërtimin e vendit.

Palët kanë hyrë në  një fazë të re dhe më intensive në bisedime, pasi që janë larguar nga pozicionet e tyre fillestare.

/GazetaSinjali/