image Ukraina konfirmon armëpushimin e përkohshëm në dy qytete

Botë

Ukraina konfirmon armëpushimin e përkohshëm në dy qytete

news image

Fillimisht u raportua për armëpushimin e përkohshëm dhe korridoret humanitare në dy qytete juglindore të Ukrainës nga ministria ruse e mbrojtjes, e cila tha se kishte rënë dakord me palën ukrainase.

Tani ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar ukrainas nga kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk, Pavlo Kirilenko, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai konfirmoi armëpushimin e përkohshëm nga ora 09:00 me orën lokale dhe tha se administrata e tij aktualisht po punon për detajet e evakuimit.

Kurse, ministria ruse e mbrojtjes ka deklaruar se korridoret humanitare do të hapen në qytetet Mariupol dhe Volnovakha.

Më herët, kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko bëri thirrje për një korridor humanitar mes një bllokade të vazhdueshme dhe atyre që ai i ka quajtur “sulme të pamëshirshme” nga trupat ruse.

/GazetaSinjali/