Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se mbrojtja e tyre ajrore ka shkatërruar të paktën 12 caqe ajrore ruse: dy avionë, tre helikopterë, tre dronë dhe katër raketa.
Ndërkaq, mediat lokale kanë cituar kreun e këshilltarëve të Presidencës së Ukrainës të ketë shtuar se forcat e armatosura po ashtu kanë goditur bazën ajrore Çornobaivka, ku Rusia ka vendosur flotën e saj.
Këto pretendime të palës ukrainase nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.