image Ukraina i përgjigjet propozimit të Rusisë për armëpushim: Është e vështirë t'i besosh pushtuesit

Botë

Ukraina i përgjigjet propozimit të Rusisë për armëpushim: Është e vështirë t’i besosh pushtuesit

news image

Në një përgjigje të shkurtër ndaj njoftimit të ri të armëpushimit të Rusisë, Forcat e Armatosura të Ukrainës vunë në dukje se “pala ruse shpall një ‘regjim heshtjeje’ për hapjen e korridoreve humanitare nesër, më 9 mars, nga ora 9:00 e mëngjesit në Kiev”.

Në një postim në Telegram, Forcat e Armatosura thanë se “Rusia do të kërkojë që Ukraina të bie dakord për rrugët dhe orët e hapjes së korridoreve humanitare dhe të njoftojë përfaqësuesit e ambasadave të huaja, OKB-së, OSBE-së dhe Kryqit të Kuq deri në orën 02:00 në Kiev të datës 9 mars”, raporton CNN.

Por përfundon se: “Është e vështirë t’i besosh okupatorit”.

Më shumë mbi njoftimin e Rusisë: Rusia njoftoi një armëpushim të ri duke filluar nga ora 10:00 me orën e Moskës (09:00 ukrainase/02:00 ET) të mërkurën, duke thënë se është gati të sigurojë korridore evakuimi nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol, së bashku me qytetet e tjera të negociuara me palën ukrainase.

Mediat ruse raportuan parametrat e armëpushimit duke cituar Shtabin Koordinues Rus për Reagimin Humanitar në Ukrainë.

/GazetaSinjali/