Prokurorët ukrainas kanë deklaruar se rreth 191 fëmijë janë vrarë dhe 349 të tjerë janë plagosur si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, i cili filloi më 24 shkurt.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se disa fëmijë kanë vdekur ditët e fundit për shkak të bombardimeve në verilindje dhe jug të Ukrainës.
“Trupat e djegur të një vajze 16-vjeçare dhe një djali 10-vjeçar u gjetën në fshatrat Borodianka, në veriperëndim të Kievit dhe Korolivka, në Ukrainën perëndimore”, thuhet në deklaratë.
Fëmijët janë gjithashtu në mesin e viktimave nga bombardimet në qytetin verilindor të Kharkiv.
Një vajzë 15-vjeçare u plagos rëndë gjithashtu kur një municion goditi një ndërtesë banimi në rajonin jugor të Khersonit.