image Ukraina ftohet në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s

Botë

Ukraina ftohet në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s

news image

Ukraina dhe një numër vendesh jo anëtare të NATO-s janë ftuar të marrin pjesë në një takim dy-ditor të ministrave të jashtëm të NATO-s javën e ardhshme, sipas një deklarate nga aleanca ushtarake me seli në Bruksel.

NATO tha se “ministrat e jashtëm të Australisë, Finlandës, Gjeorgjisë, Japonisë, Republikës së Koresë, Zelandës së Re, Suedisë dhe Ukrainës, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme” do të marrin pjesë në një seancë të takimit më 7 prill, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Disa nga ministrat “mund të marrin pjesë përmes lidhjes video”, shtohet në deklaratë.

Ministrat e Jashtëm nga 30 vendet e NATO-s do të mblidhen për herë të dytë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. 

Sesioni pason takimin e javës së kaluar të nivelit të lartë të krerëve të NATO-s për një samit të jashtëzakonshëm mbi krizën.

/GazetaSinjali/