Negociatorët ukrainas dhe rusë kanë rënë dakord për një plan për të evakuuar civilët nga qyteti i rrethuar i Mariupolit në bisedimet e paqes në Stamboll, ka thënë një këshilltar i presidentit Volodymyr Zelensky.
“Delegacioni ynë ka arritur një marrëveshje në Stamboll për të siguruar evakuime”, tha Oleksiy Arestovych për televizionin ukrainas, shkruan BBC.
Ai, tutje tha se sot ose nesër do të marrin një lajm të mirë në lidhje me evakuimin e banorëve të Mariupolit.
Ndërsa, zëvendëskryemnistri i Ukrainës këtë të shtunë tha se shtatë korridore humanitare ishin planifikuar për sot, por shtoi se Mariupoli do të kufizohet në transport privat.