Forcat e Armatosura të Ukrainës vazhdimisht po publikojnë informacione në lidhje me dëmet që iu kanë shkaktuar ushtrisë ruse.
Një gjë të tillë e kanë bërë edhe tani, ku kanë deklaruar se që nga 24 shkurti e deri më sot kanë vrarë më shumë se 11 mijë ushtarë rusë, raporton Gazeta Sinjali.
Këto forca kanë thënë se deri më tani kanë shkatërruar 290 tanke ruse, kanë rrëzuar 46 avionë e 68 helikopterë.
Kurse, sipas tyre kanë shkatërruar rreth 999 automjete të blinduara ushtarake.