image Ukraina bën thirrje për izolim të plotë të Rusisë, përfshirë edhe embargo për naftë

Botë

Ukraina bën thirrje për izolim të plotë të Rusisë, përfshirë edhe embargo për naftë

news image

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka bërë thirrje për izolimin e plotë të Rusisë, duke përfshirë embargo ndaj blerjeve ruse të naftës bruto.

“I kërkoj botës: izoloni plotësisht Rusinë, dëboni ambasadorët, embargoja e naftës, shkatërroni ekonominë e saj”, shkroi Kuleba në Twitter.

Më vete, presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelenskiy ka bërë thirrje për një vendim për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Është një moment vendimtar për të mbyllur një herë e përgjithmonë diskutimin e gjatë dhe për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në #BE”, tha ai në Twitter pak kohë më parë.

Diskutuam me @eucopresident për ndihmën e mëtejshme efektive dhe luftën heroike të ukrainasve për të ardhmen e tyre të lirë.

/GazetaSinjali/