image Ujkani i kërkon falje profesorit: Reagova për ta mbrojtur kredibilitetin e shkollës, jo për ta lënduar dikë

Politikë

Ujkani i kërkon falje profesorit: Reagova për ta mbrojtur kredibilitetin e shkollës, jo për ta lënduar dikë

news image

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani ka reaguar pasi profesori Lulëzim Paci tregoi për talljet dhe përqeshjet ndaj tij.

Ujkani ka shkruar një “sqarim për publikun”, duke kërkuar falje.

“Më vjen shumë keq nëse reagimi im e ka lënduar profesorin Paci, për çka edhe i kërkojë falje publike”, ka shkruar ajo.

Fillimisht, ajo tha se dëshiron ta sqarojë se në karakterin e saj “bullizmi nuk ka vend në asnjë formë dhe për asnjë çmim”.

Postimi i plotë i deputetes Ujkani në profilin e saj në Facebook (pa ndërhyrje):

Sqarim për publikun në lidhje me reagimin tim ndaj profesorit Lulzim Paci

Së pari, dua të sqaroj që në karakterin tim, bullizmi nuk ka vend në asnjë formë dhe për asnjë çmim.

E kuptoj që një pjesë e njerëzve kanë reaguar me qëllim të mirë, mirëpo janë një numër i konsiderueshëm i tyre, që e kanë shfrytëzuar reagimin tim për sulme politike e qëllim kqija ndaj meje.

Më vjen shumë keq nëse reagimi im e ka lënduar profesorin Paci, për çka edhe i kërkojë falje publike.

Reagimi im ka pasur për qëllim mbrojtjen dhe mirëqenien e nxënësve, dhe gjithsesi ruajtjen dhe mbrojtjen e kredibilitetit të shkollës, në këtë rast Gjimnazit, por assesi lëndimin e dikujt tjetër.

Unë, para se të jem deputete, kam qenë gjimnaziste e të njëjtës shkollë, pra kam reaguar si një ish gjimnaziste.

Prandaj, kërkoj nga të gjithë me mirëkuptim, që mos ta përdorin reagimin tim për sulme me qëllime politike kundër meje. /GazetaSinjali/