image Ujësjellësi i Prizrenit thotë se po ofron ujë shumë cilësor, kërkon nga konsumatorët t'i paguajnë faturat

Sociale

Ujësjellësi i Prizrenit thotë se po ofron ujë shumë cilësor, kërkon nga konsumatorët t’i paguajnë faturat

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka kërkuar nga konsumatorët që të pagujnë faturat për shpenzimin e ujit, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga kjo kompani thotë se në bazë të analizave në laboratorin e tyre, ky ujësjellës është duke ofruar ujë shumë cilësor nga të gjitha vendburimet ku operon.

“Konsumatorë të nderuar, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Prizren dhe të gjitha njësitë operuese: Suharekë, Malishevë dhe Dragash ju ofron shërbime cilësore dhe furnizim të rregullt me ujë të pijes 24 orë, e gjithë kjo falë aktivitetit tonë punues nga ekipet e kompanisë. Sipas analizave të bëra në Laboratorin e Kompanisë tonë, jeni duke konsumuar ujin shumë cilësor nga të gjitha vendburimet ku ne operojmë”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.

Andaj, duke e parë edhe situatën e krijuar nga pandemia, “Hidroregjioni Jugor” ka apeluar që konsumtaorët të paguajnë faturat rrjedhëse.

“Ne si kompani duke e parë situatën e krijuar për shkak të pandemisë, u bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve të kryejnë obligimet e tyre për pagesat e faturave me qëllim që kompania të kryej aktivitetet në shërbimet për furnizim të ujit të pijes. Kompania jonë kërkon që të paguani faturat rrjedhëse dhe njëkohësisht ju njofton që të gjitha arkat për pagesa, janë duke punuar sipas orarit të rregullt të punës në nivel rajonal të kompanisë, po ashtu edhe përmes e-banking , transfereve bankare në llogaritë e shënuara në faturë përmes bankave: ProCredit, NLB, Banka për Biznes, TEB, Banka Ekonomike, BKT dhe nëpër të gjitha pikat e PTK-së”, përfundon njoftimi./Gazeta Sinjali/