image "UFC ofron 1.5 milion dollarë për luftën mes Hasbullah dhe Abdu Rozik"

Sporte Luftarake

“UFC ofron 1.5 milion dollarë për luftën mes Hasbullah dhe Abdu Rozik”

news image

Po raportohet që presidenti i UFC-së, Dana White do ta blejë ngjarjen që përfshin Hasbulla Magomedov dhe Abdu Rozik për një shumë prej 1.5 milion dollarë.

Të shtunën, situata e nxehtë mes Hasbullës dhe Rozik i vodhi gjithë vëmendjen shfaqjes në UFC 267, kur ata u përballën me njëri-tjetrin.

Videoja e dy sensacioneve të rrjeteve sociale u bë shumë shpejtë virale.

Disa ditë pas ngjarjes në Abu Dhabi, promotori i Hasbullës, Asxab Tamaev ka pohuar se White është gati të bëjë një ofertë që këta dy të ndeshen në ring.

“Miq, ju mirëpresim, para dy ditësh u takuam me Abdu Rozikun, ai është plotësisht gati për betejë”.

“Por, ka një lajm më interesant. Dana është gati të blejë një event me Hasbikun dhe Abdu Rozik për 1.5 milionë dollarë. Unë dua të dëgjoj mendimin tuaj”, ka shkruar ai në Instagram.

/Gazeta Sinjali Sporti/