image E konfirmuar: Tifozët çekë të pranishëm në “Fadil Vokrri” për ndeshjen Ballkani-Slavia Praga

Futboll

E konfirmuar: Tifozët çekë të pranishëm në “Fadil Vokrri” për ndeshjen Ballkani-Slavia Praga

news image

Tifozët e Slavia Pragës do të udhëtojnë drejt Prishtinës, për ta mbështetur ekipin e tyre.

Këtë e kanë bërë të ditur vet ata përmes një njoftimi në Twitter.

Tifo grupi “Tribuna Sever” njofton se kanë vënë në dispozicion 675 bileta, por nuk dihet ende numri i saktë i tyre që do të udhëtojnë për në Kosovë.

Të enjten, Ballkani e luan ndeshjen e rrethit të pestë të UEFA Conference League kundër Slavia Pragës.

Ndeshja nis prej orës 21:00 dhe luhet në “Fadil Vokrri”.

Nga katër ndeshje skuadra nga Suhareka, i ka një fitore, një barazim dhe dy humbje.

/GazetaSinjali/