image Bad News Eagles luajnë sonte për mbijetesë, përballë tyre legjendat e Brazilit

Sporte të tjera

Bad News Eagles luajnë sonte për mbijetesë, përballë tyre legjendat e Brazilit

news image

Ekipi kosovar, Bad News Eagles do të zhvillojnë sot ndeshje shumë të rëndësishme për mbijetesë në “Legends Stage” të turneut më të madh në botë në CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.

Pas dy humbjeve të djeshme, Bad News Eagles e ka mundësinë e fundit për të vazhduar garën, ku duhet ta mposht ekipin e legjendave të Brazilit, Imperial.

Të dy ekipet kanë nga dy humbje dhe ekipi që mposhtet sonte përfundon garimin.

Kujtojmë se në “Challengers Stage”, Bad News Eagles e kishte mposhtur ekipin Imperial.

Ndeshja do të zhvillohet në formatin Bo3, ku një ekip duhet t’i fitojë dy map-a. Dueli nis nga ora 18:15.

Në rast fitoreje, Bad News Eagles do ta vazhdonte edhe nesër garimin, ku do të tentonte fitoren e dytë.

Kujtojmë se ekipi që arrin tri fitore, kualifikohet në “Champions Stage”, ku bëjnë pjesë tetë ekipet më të mira të botës në këtë lojë.

/GazetaSinjaliSporti/