image UEFA zbulon stadiumet se ku do të zhvillohen 4 finalet e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Futboll

UEFA zbulon stadiumet se ku do të zhvillohen 4 finalet e ardhshme të Ligës së Kampionëve

news image

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka ardhur me një lajmërim në lidhje me finalet e Ligës së Kampionëve.

UEFA ka zbuluar 4 stadiumet që do të organizojnë 4 finalet e ardhshme të Ligës së Kampionëve.

Në vitin 2022, finalja do të luhet në Saint Petersburg të Rusisë, kurse në 2023 në Stamboll të Turqisë.

Londra do të jetë nikoqir i finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2024, kurse Munihu në vitin 2025.

Pas zhvendosjes së finales së 2021 # UCL nga Stambolli në Porto, Stambolli tani do të zhvillojë finalen në 2023. Katër finalet e ardhshme do të jenë:

2022: Shën Petersburg, Rusi

2023: Stamboll, Turqi

2024: Londër, Angli

2025: Mynih, Gjermani

Stambolli do të presë gjithashtu shortin në fazën e grupeve për sezonet 2021/22 dhe 2022/23.

/Gazeta Sinjali Sporti/