UEFA ka pezulluar hetimet ndaj klubeve “besnike” të projektit të Superligës Evropiane, përcjell Sinjali Sport.
Barcelona, Juventusi dhe Real Madridi mbeten ende pjesë e Superligës Evropiane dhe kanë deklaruar se do të luftojnë me çdo mjet të mundshëm, pasi sipas tyre nuk është thyer asnjë ligj me veprimin e tyre.
Për të përmirësuar gjërat për ta, Gjykata e Madridit vendosi që ta dërgojë çështjen e Superligës në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.
UEFA pas këtij lajmi, ka bërë të ditur që do të pezullojë hetimin ndaj klubeve deri një vendim të Gjykatës.
Shëpia e futbollit evropian bën të ditur se ka pezulluar veprimet lidhur me rastin e Superligës deri në një njoftim tjetër. Brengosja për UEFA-në është se nëse Gjykata vendos në favor të klubeve, atëherë Superliga do të merrte legjitimitet dhe nuk do të mund të ndalej. /Gazeta Sinjali Sporti/