image UEFA merr vendim përfundimtar - Ja ku do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve

Futboll

UEFA merr vendim përfundimtar – Ja ku do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve

news image

UEFA ka informuar Chelsean dhe Man Cityn për vendimin përfundimtar të Ligës së Kampionëve për zhvillimin e finales në Stamboll, transmeton Sinjali Sport.

“Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Stamboll më 29 maj me një numër të kufizuar shikuesish dhe ne jemi të sigurt se mbyllja e përkohshme e cila është në fuqi deri më 17 maj nuk duhet të ketë ndonjë ndikim në ndeshje,” tha UEFA në një deklaratë.

UEFA ka njoftuar se po punon ngushtë me Federatën Turke të Futbollit dhe autoritetet lokale dhe kombëtare për të organizuar ndeshjen në mënyrë të sigurt.

“Informacioni i hollësishëm në lidhje me kapacitetin për ndeshjen, udhëtimet dhe detajet e biletave do të komunikohen publikisht deri në fund të javës”, ka thënë shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA.

Chelsea dhe Manchester City do të luajnë në finalen e 29 majit dhe pritet që secila skuadër të ketë nga 4 mijë bileta për tifozët e tyre. /Gazeta Sinjali Sporti/