image UEFA mban mbledhje javën tjetër, merren vendime të rëndësishme

Futboll

Futboll/ UEFA mban mbledhje javën tjetër, merren vendime të rëndësishme

news image

Komiteti Ekzekutiv i UEFA do të takohet përmes videokonferencës të enjten e ardhshme 23 prill për një takim të azhurnuar për të diskutuar zhvillimet e fundit në lidhje me ndikimin e shkaktuar nga shpërthimi i koronavirusit në futbollin Evropian.

Ky takim do të pasojë një seancë informacioni për Sekretarët e Përgjithshëm të 55 shoqatave anëtare të UEFA-së të martën 21 Prill.

Takimet do të shqyrtojnë zhvillimet në të dy garat, vendase dhe evropiane.

Komunikimi i mëtejshëm do të bëhet, nëse është e nevojshme, pas takimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s./Gazeta Sinjali/