image UEFA konfirmon datat për Ligën e Kampionëve, Barcelona-PSG më 16 shkurt

Futboll

UEFA konfirmon datat për Ligën e Kampionëve, Barcelona-PSG më 16 shkurt

news image

UEFA ka publikuar orarin e ndeshjeve për fazën 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve, shkruan Sinjali Sportiv.

Padyshim që vëmendja kryesore e kësaj faze do jetë në ndeshjen mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit.

UEFA ka zbuluar se kjo ndeshje do zhvillohet më 16 shkurt, teksa ka publikuar orarin e plotë edhe për ndeshjet e kthimit.

Ndeshjet e para
16 shkurt: Barcelona – Paris Saint-Germain, Leipzig – Liverpool.
17 shkurt: Porto – Juventus, Sevilla – Borussia Dortmund.
23 shkurt: Atletico Madrid – Chelsea, Lazio – Bayern Munich.
24 shkurt: Atalanta – Real Madrid, Borussia Monchengladbach – Manchester City.

Ndeshjet e kthimit
9 mars: Juventus – Porto, Borussia Dortmund – Sevilla.
10 mars: Paris Saint-Germain – Barcelona, Liverpool – Leipzig.
16 mars: Real Madrid – Atalanta, Manchester City – Borussia Monchengladbach.
17 mars: Chelsea – Atletico Madrid, Bayern Munich – Lazio.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 21:00. /Sinjali Sportiv/.