Lufta Rusi-Ukrainë i ka mobilizuar shumë shtete dhe organizata të njohura për t’ju dal në ndihmë këtyre të fundit.
E njëra nga organizatat më të fuqishme është Federata Evropiane e Futbollit.
UEFA ka vendosur të dhurojë 1 milion euro për të ndihmuar fëmijët në Ukrainë.
Njoftimin e ka bërë numri një i kësaj federate Aleksander Ceferin.
Ceferin tha se është detyrë që të mbrohen fëmijët.
“Fëmijët janë shumë të rrezikuar gjatë konflikteve dhe është detyra jonë të ndihmojmë në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe shëndetit të tyre”.
Gjithashtu, Fondacioni UEFA ka vendosur të ngrejë një fond emergjent për ndihmë me vlerë 100 mijë euro për të ndihmuar fëmijët dhe refugjatët ukrainas.