Familja e kompozitorit të njohur britanik, Jonathan Goldstein, së bashku me këtë të fundit, kanë ndërruar jetë pas një aksidenti me avion.
Goldstein po udhëtonte nga Zvicra me bashkëshorten, saksofonisten Hannah Marcinoeicz dhe vogëlushen e tyre 7 muajshe, kur u rrëzua dhe ndërruan jetë pranë kufirit me Italinë.
“Ne të gjithë jemi të shkatërruar nga lajmi për vdekjen e Jonathan, Hannah dhe Saskia-s. I donim të gjithë. Ata ishin shumë të lumtur së bashku dhe do të na mungojnë tmerrësisht shumë”-është shprehur një anëtar i familjes.
“Ne do t’i kërkojmë mediave të respektojnë privatësinë e familjes në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë”-ka vijuar më tej ai.