image Ua shqeu me thikë topin fëmijëve të lagjes, e dyshuara del para gjykatës në Gjilan

Drejtësi

Ua shqeu me thikë topin fëmijëve të lagjes, e dyshuara del para gjykatës në Gjilan

news image

Në Gjykatën Themelore në Gjilan sot është mbajtur seanca fillestare në rastin e Tejhana Morinës, e cila po akuzohet për veprën penale të ngacmimit, raporton Gazeta Sinjali.

Pas leximit të aktakuzës, Morina nuk e pranoi fajësinë, duke deklaruar se nuk e ndien veten fajtore dhe se pikat e aktakuzës janë shpifje të prindërve.

Sipas Prokurorisë, Tejhana Morina, më 12 qershor të vitit 2021, në Gjilan me qëllim të frikësimit të fëmijëve A. H., 10 vjeç, A. H., 6 vjeç dhe F. S., 9 vjeç, ua ka marrë topin derisa ishin duke luajtur para ndërtesës.

Ajo akuzohet se më pas ka hyrë në një kafene, ka kërkuar një thikë me të cilën e ka prerë topin në tualetin e kafenesë dhe kur ka dalë nga aty, ua ka gjuajtur topin e prerë fëmijëve.

Me këto veprime, Prokuroria vlerëson se e akuzuara i ka sjellë fëmijët në gjendje ankthi, frike dhe vuajtje mendore.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/