image E frikshme/ Vushtrriasi kërcënon bashkëshorten: Ta shti thikën n’kurriz derisa të shkumon për goje

Siguri

E frikshme/ Vushtrriasi kërcënon bashkëshorten: Ta shti thikën n’kurriz derisa të shkumon për goje

news image

Asnjë ditë nuk kalon pa u raportuar raste të dhimbshme e mjaft të frikshme të dhunës në familjet kosovare. Dhuna psikike e fizike që ushtrohet ndaj grave shpesh ka përfunduar edhe tragjikisht, por jo gjithmonë janë marra masat e duhura preventive, raporton Gazeta Sinjali.

Ndër shumë rastet që janë raportuar në 24 orët e fundit është edhe një ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur në Vushtrri, ku një grua është kërcënuar seriozisht nga bashkëshorti i saj. E keqja që iu kanos asaj, e detyroi të kërkojë ndihmën e familjes së saj dhe të Policisë. 

Ku nisi konflikti

Sinjali ka mësuar se mosmarrëveshjet mes çiftit kishin nisur pasi burri i dyshuar kishte vendosur që të shkojë në Arabi për t’i vazhduar studimet. Ky vendim iu shkaktoi shumë konflikte, pasi gruaja i kërkonte që të shkoj bashkë me të, por përveç që nuk e mori, ai i çoi edhe selam, i cili po qe se realizohej do ta pësonte shumë keq.

Zënkat mes tyre eskaluan deri në atë pikë sa gruaja vendosi që të ndahej nga i dyshuari sepse një situatë të tillë nuk mund ta përballonte. Lajmi për divorc e mllefosi shumë të dyshuarin, i cili e kërcënoi bashkëshorten e tij. “Vi ta shti thikën deri n’kurriz, derisa shkumon për goje – çoma çikën n’shpi”, dyshohet se ishin fjalët e të dyshuarit, thonë burimet nga Prokuroria.

E përballur me mesazhe kërcënuese dhe e frikësuar se mund t’i ndodhë më e keqja pasi burri iu kthye nga Arabia, gruaja kërkoi fillimisht ndihmën e familjes së saj. Pasi i njoftoi prindërit, ajo e denoncoi rastin edhe në Polici.

Si rezultat i raportimit, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor, ku është përballur me denoncimin kundër tij.  

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar fillimisht si “Kanosje” dhe pas përfundimit të hetimit do të vendoset për cilësimin e saktë ligjor.

/GazetaSinjali/