image Krim makabër në Turqi, babai vret me thikë dy vajzat e tij

Evropë

Krim makabër në Turqi, babai vret me thikë dy vajzat e tij

news image

Një krim i tmerrshëm ka ndodhur ditën e djeshme në Turqi.

Mediat e huaja shkruajnë se 54-vjeçari sirian ka vrarë me thikë dy vajzat e tij të mitura.

Yusuf al-Ahmed vrau me thikë 17-vjeçaren Kevsher dhe 15-vjeçaren Merveh, pasi një sherri të ndodhur në shtëpinë e tyre.

54-vjeçari me origjinë nga Siria, menjëherë pas krimit të rëndë shkoi në Polici dhe u dorëzua.

Menjëherë ekipet e policisë janë nisur drejt banesës së familjes për të zbardhur vendin e krimit. Aty kanë gjetur trupat e pajetë të dy vajzave të mitura. Trupat e tyre u dërguan në morgun e spitalit për autopsi.

https://www.youtube.com/watch?v=3zGO5TA__ds&t=18s

/GazetaSinjali/