image U vra brutalisht me thikë, 37-vjeçarja shqiptare do të prehet në Shqipëri

Shqipëri

U vra brutalisht me thikë, 37-vjeçarja shqiptare do të prehet në Shqipëri

news image

Trupi i 37-vjeçares shqiptare Brunilda Halla, e goditur me thikë nga një 28-vjeçar nga Vittoria, tashmë në burg, do të prehet në Shqipëri. Ndërkohë, dolën të dhënat se 28-vjeçari që vrau gruan me të paktën 6 plagë me thikë, mendohej prej disa kohësh për t’i dhënë fund, kjo duket nga një letër e gjetur nga prindërit mes gjërave të djalit.

I arrestuar nga karabinierët si fajtor për vrasjen e nënës së re të 2 fëmijëve, mendonte t’i jepte fund jetës së tij përpara se të vriste gruan.

Shqiptarja u qëllua për vdekje në derë të shtëpisë teksa po mbyllte derën. Ajo nuk e vërejti autorin, i cili pasi e goditi disa herë u largua me vrap. Autori u mundua të fshihte krimin, duke futu në një të çarë muri, thikën dhe këmishën me gjak. I riu u arrestua vetëm pasi u panë kamerat në zonë.

Mediat italiane shkruajnë se në dëshminë e tij, 28-vjeçari të cilit nuk i është bërë publik emri, mësohet të ketë thënë se dëgjon zëra… Mbrojtja po i mëshon problemeve të shëndetit mendor, ndërsa prokuroria e kishte klasifikuar të riun si “subjekt problematik” dhe ai i ishte nënshtruar një trajtimi kur ishte vetëm 22 vjeç, shkruan abcnews.

“Megjithatë, i riu ishte aq i kthjellët sa të blinte një thikë në internet, me gjasë me qëllimin për ta përdorur për t’i bërë keq dikujt, siç edhe ndodhi”, shkruajnë mediat fqinje, duke shtuar se edhe pas vrasjes, ai ruajti gjakftohtësinë e madje fshehu edhe armën e bluzën, çdo gjë që e lidhte me vrasjen që e kreu në mes të rrugës.

/GazetaSinjali/