image “U transferuam në Londër, gjëja më e mirë që prindërit e mi mund të bënin”/ Rrëfimi ndryshe i Rita Orës

Bota e Yjeve

“U transferuam në Londër, gjëja më e mirë që prindërit e mi mund të bënin”/ Rrëfimi ndryshe i Rita Orës

news image

Artistja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin e Jonathan Ross, ku ka folur shumë rreth jetës së saj.

Siç ndodh thuajse në çdo intervistë, edhe te kjo ka folur në lidhje me origjinën e saj. Rita u shpreh se transferimi i prindërve të saj në Britaninë e Madhe shumë vite më parë, ka qenë gjëja më e mirë që ata mund të bënin.

“Të gjithë u transferuam në Londër, ishte gjëja më e mirë që prindërit e mi mund të bënin ndonjëherë. Prindërit e mi na sollën këtu dhe ata filluan nga e para. Ata gjetën punë dhe ngritën rrugën e tyre.

Nuk ishte e lehtë, por ne kishim dashuri përreth. Tani jam vërtet me fat që jam në gjendje t’i shpërblej për gjithë punën e vështirë që kanë bërë”, ka thënë këngëtarja me famë botërore.

Ylli i muzikës u ndal gjithashtu edhe te jeta personale. Partnerin e saj, Taika Waitit, Rita e konsideroi si “personin e saj të preferuar”. Ora do të bashkëprezantojë së bashku me regjisorin eventin e madh të ndarjes së çmimeve, “MTV Europe Music Awards 2022”.

Teksa tregoi emocionet në lidhje me këtë ngjarje, ajo u shpreh se më e lumtur është që më në fund do të punojë në një projekt të përbashkët me bashkëshortin e saj.

“Unë e prezantova atë në vitin 2017, por tani po e prezantoj sërish, por këtë herë po e bëj bashkë me Taikan, partnerin tim”, tha Rita Ora.

/GazetaSinjali/